15 Mar 2025, Sat

Vllaznia rimerr vendin e dytë, Partizani zyrtarisht në krizë

Vllaznia mposht 2-0 Partizanin në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Abissnet Superiore.

Përballja direkte që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2, u vendos në pjesën e dytë. Gruda zhbllokon ndeshjen, ndërsa Bajrami në kohën shtesë vulos fitoren e skuadrës shkodrane.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe falë humbjes së Dinamos në Rrogozhinë rimerr vendin e dytë në klasifikim. Partizani është zyrtarisht në krizë. “demat” pësojnë humbjen e 4-t radhazi në kampionat (7 javë pa fitore) dhe tashmë vënë seriozisht në dyshim pjesëmarrjen në “Final 4”, pasi mbeten në kuotën e 40 pikëve në klasifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *