Një koment patetik dhe krejtësisht i pabazuar ligjërisht, i publikuar në rrjetet sociale, ka habitur sot të gjithë qytetarët.
Këshilltarja demokrate Eliona Shkrela pretendon se punonjësit në sportelet e arkës së Ujësjellësit, të cilët ofrojnë shërbim edhe ditën e shtunë, po detyrohen të punojnë jashtë orarit ligjor, duke e quajtur këtë një “shkelje të rëndë”. Por ajo harron që shumica e shkodranëve janë në punë nga e hëna në të premte dhe fundjava është koha kur mund të paguajnë faturat.
Si gjithmonë, në përpjekje për të bërë politikë , e që as atë nuk di ta bëjë , ajo zgjedh të sulmojë në mënyrën më të turpshme, duke u tallur me nevojat e qytetarëve. Ajo akuzon administratorin e Ujësjellësit dhe, si zakonisht, edhe Benet Beci, se po detyrojnë punonjësit të punojnë të shtunave. Por në dokumentin që vetë ajo ka publikuar, thuhet qartë se gjithçka është në përputhje me ligjin dhe nuk përbën asnjë shkelje. Përkundrazi, ky organizim rrit efikasitetin dhe përmirëson shërbimin ndaj qytetarëve të Shkodrës.
Në fakt, ajo nuk njeh ligjin dhe është mësuar të flasë vetëm në rrjetet sociale, pa dhënë asnjëherë një ide apo propozim në shërbim të qytetit. Në postimin e saj, ajo ka publikuar edhe pagat, akuzon një administrator që, brenda kuadrit ligjor, ka ndërmarrë hapa konkrete për t’u dhënë punonjësve të ujësjellësit një pagë më dinjitoze, siç meritojnë.
Ky është një rast tipik kur politika kapërcen çdo kufi dhe përfundon në shpifje , vetëm e vetëm për disa klikime më shumë.