14 Mar 2025, Fri

Autoambulanca i përplas me golfin, policia jep detaje për aksidentin në aksin Shkodër-Koplik…

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *