14 Mar 2025, Fri

Bashkia Shkodër nis sistemimin e sheshit pranë shkollës “Branko Kadija”

Bashkia Shkodër ka filluar punimet për sistemimin e plotë të sheshit pranë shkollës “Branko Kadija”, duke adresuar një problematikë të mbartur prej vitesh. Ky investim synon përmirësimin e kushteve për nxënësit, prindërit dhe komunitetin e zonës, duke garantuar një hapësirë më të rregullt dhe të sigurt.

Ky projekt është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për investime në infrastrukturën publike, me qëllim krijimin e mjediseve më të përshtatshme për komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *