14 Mar 2025, Fri

Nisi aksioni për pastrimin e hapësirës së liqenit të Shkodrës nga objektet e jashtëligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Bashkinë Shkodër, ka nisur aksionin për pastrimin e hapësirës së liqenit të Shkodrës nga objektet e jashtëligjshme. Ky operacion përfshin heqjen e pinarëve dhe dajlanëve pa leje, duke synuar rikthimin e rregullit dhe mbrojtjen e ekosistemit të liqenit.

Sipas drejtorit të IKMT, Emiljan Nika, aksioni do të vijojë edhe në ujërat e lumit Buna, kryesisht pranë zonës së Dajlanit. Kjo ndërhyrje është një nga më të mëdhatë e ndërmarra ndonjëherë përballë një abuzimi shumëvjeçar që ka prekur këtë pasuri natyrore të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *