Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër organizoi një aktivitet në kuadër të 7 marsit. Dedikim i veçantë ishte për 4 mësueset të cilat përmbyllin karrierën në mësimdhënie. Lindita Bushati, Esen Shabani, Lejla Meti dhe Tetuta Tula janë në prag pensioni dhe ky organizim u dhuroi atyre emocione të mëdha.
“Nuk rresht së thënë se është një vlerë, kanë për të qenë breza të tërë dhe finalizimi me këto nxënës është një krenari. Puna jonë del në pah me këto nxënës të mrekullueshëm”, u shpreh mësuese Gjimnazi “28 Nëntori”, Lindita Bushati.
Këngë, interpretime, numra koreografik dhe shumë dedikime erdhën nga gjimnazistët për mësuesit e tyre. Janë 25 mësues në ZVA Shkodër për të cilët ky 7 mars është edhe më emocionues, pasi janë në prag pensioni.