14 Jun 2025, Sat

Xhenis Çela takon arkitektin e njohur Todd Saunders për transformimin urban të Shkodrës…

Shkodra po bëhet qendër e diskutimeve për zhvillimin e saj urban dhe arkitekturor, duke tërhequr vëmendjen e emrave të njohur ndërkombëtarë. Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Xhenis Çela, ka zhvilluar një takim me arkitektin e njohur kanadez Todd Saunders, profesorin Florian Nepravishta dhe menaxherin ndërkombëtar Luis Fernandez, ku u diskutua për të ardhmen e qytetit dhe potencialin e tij të jashtëzakonshëm. Me ide novatore dhe projekte ambicioze, synohet të ndërtohet një identitet i ri për Shkodrën, duke harmonizuar arkitekturën bashkëkohore me bukuritë natyrore të saj.

Postimi i Plotë i kandidates Çela:

Shkodra, e rrethuar nga bukuritë e saj natyrore, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të frymëzuar në transformimin e imazhit të saj. Pata kënaqësinë të takohem me z. Todd Saunders, arkitektin e njohur kanadez dhe themeluesin e “Saunders Architecture”, një studio prestigjioze me bazë në Bergen, Norvegji. Me një qasje inovative, ai kombinon mjeshtërisht arkitekturën bashkëkohore me natyrën, duke krijuar projekte të qëndrueshme dhe me identitet unik. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Dr. Prof. Florian Nepravishta dhe menaxheri i njohur ndërkombëtarisht, Luis Fernandez. Diskutuam gjerësisht mbi të ardhmen e Shkodrës dhe potencialin e saj si kryeqendër e veriut dhe qëndër e rëndësishme në rajon. Eksperienca dhe vizioni i tyre janë një vlerë e çmuar për zhvillimin urban dhe arkitekturor të qytetit tonë. Bashkëpunime të reja dhe ide novatore do të jenë shtylla e punës sonë! Projekte ambicioze na presin përpara dhe Shkodra do të marrë pamjen që meriton!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *