Në Njësinë Administrative Guri i Zi, kanë përfunduar punimet në rrugën e fshatit Rrenc, e cila lidh qindra familje me aksin kryesor Shkodër – Vau Dejës. Po ashtu, është përfunduar edhe unaza e Jubanit, një investim i shumëpritur nga banorët prej 30 vitesh.
Ndërhyrjet do të vijojnë me rrugën e varrezave në kodrat e Gurit të Zi, një investim i domosdoshëm për zonën. Administratori i Njësisë, Vitor Hila, thekson se këto janë ndërhyrjet e para pas tri dekadash, por do të pasohen nga projekte të tjera.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe turizmit, duke shfrytëzuar potencialin e fshatrave Rragam, Gjenç, Sheldi dhe ishullit Sarda, zona me vlera të rëndësishme natyrore dhe historike.








