Qeveria Shqiptare ka nxjerr një projektligj të veçantë me anë të të cilit synon lehtësimin e procedurave doganore dhe uljen e korrupsionit. Sipas Drejtorit të Procedurave Doganore, Saimir Sinani, ky ligj i ri përfshin një platformë online e cila do t’u jap mundësin bizneseve të dorëzojnë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për import-eksportin e mallrave.
“Ky projektligj konsiston në rregullimin e bazës ligjore, krijimi e nj ë platforme elektronike që do të funksionojë online, në të cilën operatorët ekonomikë do të depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm që do të nevojitet për zhdoganimin e mallrave në import dhe eksport me qëllim që të shkurtohet koha e zhdoganimit dhe të ulen kostot”, tha ai.
Në projektligjin e propozuar nga Ministria e Ekonomisë theksohen edhe përfitimet nga Dritarja e Vetme Doganore, ndër të cilat është edhe ulja e korrupsionit.
“Ulja e zhdoganimit sjellë ulje të kostove, të thjeshtojmë procedurat në maksimum dhe autoritete zhdoganore rrisin efikasitetin në punën e tyre dhe njëkohësisht mundësohet edhe një analizë risku. Nëse për të kryer veprime formalitete doganore sot nevojiten një sërë dokumentesh, këto dokumente mund të merren fare thjeshtë nga sistemi dhe t’i bashkëngjiten deklaratës doganore”, theksoi Sinani.
Nisma për themelimin e Dritares së Vetme Kombëtare Doganore bashkë me paketën e ndryshimeve ligjore që shoqërojnë mirëfunksionimin e sistemit, ndihmojnë edhe në përgatitjen e terrenit ligjor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.