14 Jun 2025, Sat

Besmir Lesha prezantohet si kandidat per deputet : Besimi i shkodranëve tek ne është i madh dhe detyra jonë është ta kthejmë këtë besim në punë konkrete

Besoj se fryma që sot mbizotëron në Shkodër na e lehtëson punën me çdo banor të qytetit, aq më tepër kur përballë kemi fakte konkrete të transformimit të tij.

Besoj tek energjia që të jep kjo forcë politike, tek secili prej jush që ndodheni sot në këtë sallë, por edhe tek çdo banor i Shkodrës, me të cilët kam pasur fatin të takohem çdo ditë falë detyrave që kam mbajtur. Besimi i shkodranëve tek ne është i madh dhe detyra jonë është ta kthejmë këtë besim në punë konkrete, duke vijuar projektet e nisura nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Shkodër, të cilat po e transformojnë qytetin tonë. #Shkodra2030 #Shqiperia2030

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *