15 Jun 2025, Sun

TikTok nuk do të mbyllet? Kthesa e Ramës: Po negociojmë me kompaninë për vendosjen e filtrave

Duket se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qasje ndaj mbylljes së platformës së rrjetit social TikTok.

Edhe pse sot po bëjmë një javë nga data kur AKEP i kërkoi kompanive të internetit që të bllokojnë aksesin e shqiptarëve në TikTok, rrjeti social vijon të jetë funksional.

Gjatë rubrikës “Sy m’Sy”, kryeministri duke i kthyer replikën një komentuesi, ka deklaruar se po punohet me kompaninë për vendosjen e disa filtrave vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin.

Përplasja:

Komentuesi: Edhe ti pasqyrove që nuk je njeri i mirë që na mbylle TikTok dhe do na lësh pa argëtim. Stopoje këtë çmenduri se do të hysh në histori si kryeministri i censurës në rrjete sociale. Na lër rehat dhe dil nga jeta jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *