18 Mar 2025, Tue

Vijojnë investimet për përmirësimin e hapësirave publike në Shkodër

Një tjetër kantier pune është hapur në qytetin e Shkodrës, këtë herë në bllokun e pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Ky investim synon transformimin e hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve, duke ndjekur modelin e ndërhyrjes së realizuar një vit më parë në pallatet e rrugës “Isuf Sokoli”.
Investimi pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm në infrastrukturën e zonës, duke krijuar mjedise më të rregulluara dhe më funksionale për banorët. Ky projekt është pjesë e strategjisë së Bashkisë Shkodër për të modernizuar hapësirat publike në lagjet e qytetit, duke ofruar kushte më të mira për komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *