Luciano Boçi, politikani që nuk njeh asnjë rrugë dhe asnjë fytyrë në Shkodër, u emërua si drejtues politik i Partisë Demokratike për këtë qark. Po, po, në qytetin ku ka lindur demokracia dhe ku çdo lagje ka një demokrat që ka derdhur djersë për këtë parti, Boçi u ul në krye të listës pa garë, me bekimin e liderit historik, Sali Berisha.
Në një qytet ku rrugët kanë histori dhe çdo qoshe ka një emër të lidhur me lëvizjen demokratike, Boçi, që vjen nga Elbasani, shfaqet si një turist politik që ndoshta e ngatërron “Kafene e Madhe” me ndonjë lokal të njohur në qytetin e tij. Demokratët shkodranë, të mësuar me figura që kanë sakrifikuar për këtë parti, sot i kanë buzët të rrudhura dhe pyesin: “A do t’i tregojmë ne Luciano Boçit se ku bie Parruca?”
Në vend që të dëgjojmë për një politikan që njeh hallet e qytetarëve, kemi një që ndoshta akoma po mëson se si t’i shqiptojë emrat e lagjeve shkodrane. Por, për çudi, ai është vendosur në krye, ndërsa demokratët vendas, që i kanë dhënë jetë kësaj partie, janë lënë mënjanë.
A do të arrijë Boçi të fitojë zemrat e demokratëve shkodranë, apo do të mbetet një kalimtar politik që do të humbasë në rrugicat e Shkodres? Koha do ta tregojë. Për momentin, shkodranët mund t’i mësojnë atij se “Shkodranve nuk i thuhet shkodrenj , mor mik!”