Bashkia Shkodër ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Rakaj” në Dobraç, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe mirëqenies së banorëve të kësaj zone. Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të krijojë kushte më të mira për komunitetin.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për të përmirësuar rrjetin rrugor dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.


