17 Mar 2025, Mon

Linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km.

Projekti i Hekurudhës Shkodër-Gjakovë, 105.8 kilometra me 43 ura dhe 14 tunele

Sipas studimit të fizibilitetit për projektin, segmenti Shkodër – Gjakovë do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km. Sipas prezantimit kostot për këtë segment përllogariten në 1.8 miliard euro. Rreth 1.7 miliard janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj.

Vlerësimi merr në konsideratë segmentin që nis nga Shkodra dhe përfundon në Gjakovë, duke qenë se gjurma nga Durrësi deri në Shkodër do të jetë e njëjtë me linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të cilën po zhvillohen procedurat tenderuese për ndërtimin e saj. Sipas dokumentit, segmenti Shkodër – Gjakovë do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km. Sipas prezantimit kostot për këtë segment përllogariten në 1.8 mld euro. Rreth 1.7 mld janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj.

Në prezantimin e bërë para institucioneve shtetërore nga konsulentët Abcons dhe ILF Consulting Engineers thuhet se “rezultatet dhe gjetjet e Studimit të Fizibilitetit dhe Projektimit Konceptual të Hekurudhës Durrës-Prishtinë provojnë fizibilitetin teknik dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit. “Treguesit financiarë të projektit sugjerojnë se projekti nuk është financiarisht i zbatueshëm, megjithatë, kjo është e situatë e zakonshme për projektet e mëdha të infrastrukturës hekurudhore”, – thuhet ndër të tjera në prezantim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *