Ndërsa territori i vendit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, kryesisht me reshje shiu, në zonat në veri të vendit, bora ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.
Raportohet se rruga e Thethit është bllokuar nga bora dhe ngricat, ndërsa drejtuesit janë gjendur të papërgatitur për kushtet e përkeqësuara atmosferike.
Disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar në rrugë, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur banorët e zonës, të cilët përmes mjeteve rrethanore janë munduar të largojnë borën në zona të ndryshme të rrugës për të mundësuar kalimin e automjeteve.
