14 Mar 2025, Fri

Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve të transportit urban në Shkodër

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë dhe veçanërisht e atyre që përdorin transportin urban.

Lajmi i mirë është nisja e projektit për vendosjen e tyre.

Projekti ka kaluar në Këshillin Bashkiak dhe kompania që kryen shërbimin urban do të vendosë gjithsej 12 stola pritjeje në vendqëndrimet ku mungojnë.

Ky shërbim në Shkodër pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi total nga reduktimi i orarit të pritjes e deri tek modernizimi në aspektin digjital, ku në stacione do të vendosen ekranet dhe hartat përkatëse të itinerareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *