14 Mar 2025, Fri

Vendosja e kaldajës në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”, investim i Bashkisë Shkodër

Vendosja e kaldajës në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”, investim i Bashkisë Shkodër

Investimet në institucionet arsimore në Shkodër vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë Shkodër. Një investim i fundit është vendosja e kaldajës në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, duke përmirësuar ndjeshëm ngrohjen dhe mjedisin e brendshëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Nën drejtori i shkollës, Sokol Zaimaj, tha se ky investim plotëson një nevojë të kahershme të institucionit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e qytetit, me qëllim garantimin e kushteve më të mira për nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *