Kryeministri Edi Rama në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit citoi një thënie të Profetit Muhamed.
“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr”, citoi Rama.
Nga 1 marsi besimtarët myslimanët kanë nisur muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit Islam.
Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.
Dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërsa më 30 mars kremtohet Fitër Bajrami.