14 Mar 2025, Fri

“Pavarësia e gjyqësorit, jetike për një shtet”, ambasadori i BE i prerë: Reforma në drejtësi nuk preket!

“Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme”! Ka qenë ky mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili ka nënvizuar rëndësinë e pavarësisë dhe integritetit të magjistratëve.

Ambasadori Gonzato u shpreh se Bashkimi Evropian e ka mbështetur që në fillim procesin e Vetingut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në përfundimin e tij.

“Besimi është një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”, tha ai.

Për kryediplomatin e Bashkimit Evropian në Shqipëri “përgjegjësia dhe pavarësia janë në qendër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës”. Deklaratat e ambasadorit Gonzato i bëri erdhën gjatë një tryeze të organizuar nga Ambasada e Holandës në Tiranë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, prej ku theksoi se do të vijojë mbështetja e BE-së për drejtësinë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *