Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Bashkë me nënkryetaren e Bashkisë, Teuta Qyteza, me kënaqësi pritëm në një takim Kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj.
Gjatë takimit diskutuam për rregulloren e miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër lidhur me vendosjen e emrave dhe monumenteve në qytet. Biseduam mbi kërkesat e shoqatës dhe gjetëm mirëkuptim me drejtuesin e saj për propozimet që do t’i paraqiten Bashkisë Shkodër.
Një komision i posaçëm do të vlerësojë, në përputhje me rregulloren, të gjitha propozimet që kjo shoqatë do të dorëzojë pranë Bashkisë Shkodër. Miratimi i rregullores i hap rrugë shqyrtimit të këtyre propozimeve dhe krijimit të një sistemi të mirorganizuar për monumentet dhe bustet në territorin e Bashkisë Shkodër.