14 Mar 2025, Fri

Berisha i “fali” katër deputetë, Meta nga burgu: Falenderoj kryesinë e PL që e miratoi…

Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit mes PD-së dhe Partisë së Lirisë, ku Sali Berisha i “fali” katër deputetë të sigurtë kësaj force politike.

Meta falenderon partinë që e ka pranuar këtë marrëveshje dhe e ka miratuar në unanimitet!

Reagimi i plotë:

Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës “Partia Demokrarike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.

U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre.

Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të sjellë Ndryshimin. FITORE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *